Telegrafi

Projekt ekologjik ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Qendra qytetare për zhvillim të qëndrueshëm “EGRI”, nga Kriva Pallanka do të zbatojë projekt ekologjik ndërkufitar me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga 45 projektet e paralajmëruara për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është edhe projekti “Prodho në mënyrë organike – Paketo në mënyrë ekologjike”.

Ky projekt do të zbatohet me buxhet rreth 78 000 euro në 15 muajt e ardhshëm.

Marrëveshja për zbatimin e këtij projekti është nënshkruar më 19 tetor, në ceremoninë solemne në Sofje, në të cilën morën pjesë ministri për vetëqeverisje lokale, Ljupço Prenxhov dhe zv.ministrja bullgare për zhvillim rajonal dhe punë publike, Denica Nikollova./Telegrafi/