Site icon Telegrafi

Projekt binjakëzimi për mbështetje të sigurimit në Maqedoni

Harmonizimi i mëtejshëm i legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE në fushën e sigurimeve, si dhe përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative të vendit në procesin e përmbushjes së standardeve të BE në këto sfera, është qëllimi i Projektit për binjakëzim të BE, “Harmonizimi i mëtejshëm me BE, në fushën e sigurimit dhe rritjen e operacioneve të tregut” do të promovohet sot në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti i binjakëzimit do të zbatohet nga ana e Fondacionit ndërkombëtar Iberik-Amerikan për Administratë dhe Politika publike (FIIAPP) në bashkëpunim me Ministrinë për financa dhe Agjencinë për mbikëqyrje të sigurimeve.

Projekti financohet nga Bashkimi evropian përmes “Instrumenti për ndihmë para-aderuese (IPA). Buxheti i përgjithshëm i projektit është 700.000,00 euro dhe do të zbatohet nga 5 marsi me kohëzgjatje prej 18 muajsh./Telegrafi/

Exit mobile version