Armend Muja duke u bazuar në projeksionet e tij thotë se zgjedhjet i fiton Vetëvendosje e pasuar nga LDK, PDK, AAK-PSD.
Ashtu siç kemi njoftuar, profesori Armend Muja në RTV Dukagjini për herë të parë ka përdorur një metodë të re për të projektuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.
Projeksioni i Mujës bazohet në disa pika ku është krijuar ideja si po orientohet opinioni publik.
- Matja shkallës së organizimit të partive politike dhe numrat që kanë në terren.
- Janë matur mesataret e sondazheve.
- Matja e sjelljes së votuesve në rrjetet e kërkimit
- Analiza demokrafike
Muja thotë se në bazën e këtyre katër parametrave Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve.
Sipas këtij projeksioni: Vetëvendosje merr 26 % të votave, LDK 24.4%, PDK 22.1, AAK-PSD 13.6% NISMA 5.5% të votave.
Muja ka thënë se fitoren Vetëvendosjes më së shumti ja kanë sjellë qytetet e mëdha dhe qendrat urbane.
“Nga Prishtina e gjithë Anamorava i kanë sjellë Vetëvendosjes fitoren. Edhe në vende si Vushtrria, madje edhe përkrahje të madhe edhe në Pejë e Gjakovë ka pasur Vetëvendosje”., tha ndër të tjera Muja.