Telegrafi

Projeksionet e Bankës Popullore të Maqedonisë nuk realizohen, ekonomia e vendit bie

Raporti më i ri i treguesëve makroekonomik të publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) tregon se rritja ekonomike e vendit në gjysmën e parë të këtij viti është më e ulët se projeksioni i bankës për muajin prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport thuhet se ”faktorët e brendshëm joekonomik të lidhur me ngjarjet politike në vend, edhe më tutje e rritin pasigurinë rreth arritjeve dhe vlerësimeve për aktivitet ekonomike.”

BPM-ja pret që vendimi i Britanisë së madhe për dalje nga BE-ja të mos ndikojë mbi kërkesën efektive të jashtme, mirëpo priten efekte negative në vitin 2017./Telegrafi/