Site icon Telegrafi

Project Ray, telefon i mençur për personat e verbër

Për ta dëshmuar këtë fakt edhe për një herë më shumë, Qualcomm dhe Project Ray kanë njoftuar për lansimin e një telefoni të mençur mobil Android, dhe me këtë, ata janë duke synuar që të konsolidojnë thirrjet telefonike, SMS-të, navigimin, njohjen e objekteve dhe leximin e audio librave me zë, për t’i shërbyer sa më mirë personave të verbër, apo atyre që kanë shikim të dëmtuar.

Navigimi në këtë telefon të mençur mund të bëhet përmes lëvizjeve të thjeshta të gishtave të dorës në çdo pikë në ekranin e ndjeshëm në prekje.

Njoftimet me zë dhe vibrimet e ndryshme ofrojnë feedback për përdoruesit, ndërsa ndërfaqja e telefonit adapton lëvizjet sipas preferencave të përdoruesit.

"Ndërfaqja e telefonit përcakton një gjuhë të re për ndërveprimin njeri-pajisje e cila është ndërtuar për funksionim edhe pa shikim," tha Boazi Zilberman, shefi ekzekutiv i projektit Ray.

Momentalisht, modeli i ri i telefonit nga Ray dhe Qualcomm ofron qasje në bibliotekën Qëndrore të Izraelit për Personat e Verbër, ndërsa i njëjti tashmë është në testim nga më shumë se 100 përdorues.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, "285 milionë njerëz në mbarë botën kanë probleme me shikim: 39 milionë janë të verbër dhe 246 milionë kanë shikim të ulët … Rreth 65 përqind e të gjithë njerëzve që kanë dëmtime në shikim janë të moshës 50 vjeç dhe më të vjetër, ndërsa kjo grupmoshë përfshin rreth 20 për qind e popullsisë së botës." / Telegrafi /
 

Exit mobile version