Kompania Mercedes ka publikuar një fotografi, ku e tregon siluetën e One Poject me të cilën do të shënohet 50 vjetori i serisë AMG.
Mirëpo, entuziastët e super-veturave nuk janë të kënaqur me disa vijëzime dhe duan ta kenë pamjen e plotë të makinës që ka dizajnin sikur ato të F1, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, duke u bazuar në vijat që do t’i ketë, njohësit e makinave e kanë krijuar me anë të efekteve kompjuterike, se si do të duket automobili në tërësi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se çfarë forme mund ta ketë Project One, që do të lansohet në Frankfurt Motor Show gjatë muajit shtator. /Telegrafi/