Telegrafi

Project Ara, revolucioni më i ri nga Google!

Më vonë gjatë këtij viti Google do të lansojë telefonin e parë i cili hyn në domenin e telefonave modular.

Kjo pajisje mund të jetë më revolucionare që prej debutimit të iPhone-it të parë në 2007.

Project Ara është prezantuar për herë të parë në 2013 dhe më pas është demonstruar një vit më vonë.

Në të kaluarën Google poashtu ka bashkëpunuar me prodhues telefonash mirëpo deri më tani asnjëherë nuk ka prodhuar telefonin e saj.

Telefoni i parë nga Google do të jetë plotësisht modular duke mundësuar kështu përdoruesve të ndërrojnë secilën pjesë hardverike sipas dëshirës së tyre.

Këto module përfshijnë komponentet kryesore si procesori, memoria, radio celulare dhe ekrani.

Modulet tjera mund të përfshijnë projektorët, sensorët e fitnesit, kontrolluesit e lojërave, ekrane shtesë apo bateritë më të mëdha.

Ka shumë dilema se si do të pritet Project Ara, megjithatë, nëse funksionon si duhet do të mund jetë një lojëtar i ri që do të shtyjë përdoruesit e telefonave të ndërrojnë këndvështrimin ndaj pajisjeve të tyre mobile.