Site icon Telegrafi

Programuesi e zëvendëson gishtin e humbur me USB

Proteza të cilën e ka integruar duket si një gisht krejtësisht normal, derisa brenda tij fshihet memoria prej dy gigabajt në të cilën mund të ruhen fotografitë, filmat, programet dhe dosjet e nevojshme të cilat hapen me tërheqjen e “thoit”.

Programuesi nga Helsinki e ka humbur gishtin verën e kaluar, pasi që ka pësuar një aksident gjatë vozitjes së motoçikletës. Mjekët nuk kanë arritur t’i sanojnë lëndimet e rënda të dorës dhe është dashur që t’i këpusin gjysmën e njërit gisht të dorës së majtë.

Kur u ka treguar mjekëve se me çfarë merret, ata kanë bërë shaka me të dhe i kanë thënë se duhet të ketë një “gisht USB”, e më pas ai i është përveshur punës që edhe ta bëj këtë.

Duke shfrytëzuar protezën e zakonshme, ai ka arritur të integrojë memorien, e pasi që gishti nuk është në mënyrë të përhershme i kapur me dorën e tij, mund të hiqet dhe të lidhet me kompjuterin.

"Nuk është e ngjitur për trupin tim, ajo është një protezë e cila mund të largohet, e në të gjendet një memorie standarde USB", ka thënë Jerry.

"Kur e përdori USB-në, vetëm e lë gishtin tim në qasjen e kompjuterit dhe e marr prapë kur ta kryej punën", ka shtuar ai.

Exit mobile version