Telegrafi

Programit i Vitit të Ri nuk shkoi sipas planit, fëmijët dhe prindërit në një çerdhe në Kazakistan tmerrohen nga shpërthimi i fishekzjarrëve (Video)

Programi për fëmijët i organizuar në një çerdhe në Kazakistan me rastin e shënimit të Vitit të Ri nuk ka shkuar siç e kishin menduar organizatorët – pasi dhjetëra fishekzjarrë kanë shpërthyer njëkohësisht duke krijuar kështu situatë kaotike tek fëmijët dhe prindërit e tyre që po merrnin pjesë në program.

Fëmijët ishin veshur si babadimra kur në një moment gjithçka filloi të shpërthen, ndërkaq prindërit e brengosur për sigurinë e fëmijëve të tyre vrapuan për t’i larguar nga zjarri, transmeton Telegrafi.

E gjithë hapësira u shndërruar në një “zonë lufte”, kurse shumë prej tyre që ishin brenda bërtisnin me gjithë forcën. Megjithatë, për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq edhe pse nuk dihet lokacioni i saktë i kësaj ngjarje që ka ndodhur, mediat raportojnë se bëhet fjalë për Kazakistanin, ku ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se do të kërkoj që të analizohen pamjet e këtij incidenti. /Telegrafi/