Site icon Telegrafi

Programi zyrtar i Etno Fest 2018

Në mjedis rural dhe të gjelbëruar, në fshatin Kukaj, do të mbahet edicioni i radhës i festivalit Etno Fest. Programi është si në vazhdim.

1 Shtator

Ora 17:00-18:30

• Hapja e edicionit të tetë të EtnoFestit (Muzeu Etnografik)

• “Riti i stolisjes së nuses ilire” në interaksion me publikun (Muzeu i Kosovës dhe Etno Fest)

• “ Marubi” Studio e fotografimit bardhë e zi me veshje tradicionale, e hapur për publikun e gjërë

• Ekspozita personale e Simon Shirokës (Etno Teatri)

• Ekspozita personale e Rexhep Ferrit (Galeria e madhe )

• Ekspozita personale e Vehbi Muratit (Galeria e vogël)

Ekspozita-Instalacion e Agron Blakqorit (Galeria e Hapur)

• Ekspozite personale e Agron Mulliqit (Galeria e Hapur)

• Ekspozite Kolektive e Ahmet Ibrahimit, Mentor Berishes, Valdete Berishës, ekspozitë fotografike e Rexhep Rifatit “Bustet e Skënderbeut” (Galeria e Hapur).

• Ekspozitë etnografike e Muzeut Etnografik Kukaj dhe Ekspozitë personale e Shashivar Begut (Muzeu etnografik)

Ora 18:30-19:30

• Shoqata Kulturore “Karnevalet Ilire” – Bozovcë, Tetovë,

• “Riti i stolisjes së nuses” në Malësinë e Sharrit

• “Grimi tradicional” nga Zona etnografike e Malësise se Prizrenit – Lubinjë

• Studio publike e grimit dhe fotografisë me motive antike shqiptare

• Performancë interaktive me publikun (Skena e madhe dhe muzeu etnografik)

Ora 18:30-19:30

• Muzeu i Kosovës dhe Etno Festi:

• Kulinari tradicionale në interaksion me publikun

Përgatitja e ushqimeve të dasmës dhe mortit në kazanë (jahnia, pasul, hallva); përgatitja e pekmezit dhe pestilit, përgatitja e flisë, bukës në çerep, piteve me kunguj; nxjerrja e ajkës me tundje (furra, etno-restoranti, amfiteatri)

Ora 19:30-20:00

• Koncert i etno-anasamblit “Zëri I Kosovës” nga Fushë Kosova (skena e madhe)

Ora 20:00-20:30

• Video-instalacion nga Mentor Berisha: peformancë nga Afrim Muçaj, teksti Idir Azizaj – inspiruar nga Samuel Beket (skena e madhe, bunari)

Ora 21: 00-24:00

• “Etno Neja” me “Melodia e vjetër” dhe Nezafete Shala

2 SHTATOR

Ora 14:00-22:00

• “Marubi” – studio e fotografimit bardhezi me veshje tradicionale, e hapur për publikun e gjerë

• “Riti i stolisjes së nuses ilire”

• Etno-performance e grimit dhe fotografimit në interaksion me publikun (Muzeu i Kosovës dhe Etno Fest).

• Ekspozitat personale dhe kolektive të hapura gjatë gjithë festivalit.

Ora 17:00-18:00

• Shfaqje teatrore në proces për fëmijë nga “Teatri i fëmijëve në themelim”, Kukaj: “Magjistari nga Ozi” me motive nga përralla e Liman Frank Baum, me tekst dhe regji të Sheqerie Buqajt (Skena të ndryshme ne etno-kompleks)

17:00-18:00

• Oda e vjetër

• Debate etnologjike nga Instituti Albanologjik:

• “ Femra në familjen tradicionale shqiptare” e moderuar nga Zymer Neziri

18 :00-19 :00

• Muzeu i Kosovës dhe EtnoFesti

• Rite te dasmave në interaksion me publikun

• Riti i teleisjes së femrës Ilire; riti i Kanaxheqit, instalacion nga etnografja Erodita Qorkadiu.

• Këngët me defa, (Vahide Jusufi dhe Minavere Borovci

• Këngë të vajzave dhe nuseve (Luljeta Sylejmani)

20:00-20:30

• Shfaqje teatrore “Copë Copë” nga Zana Hoxha Krasniqi

Ora 20:30-24:00

• “Etno Neja “ me muzikë të zgjedhur

3 SHTATOR 2018

14:00-22:00

• “Marubi” – studio e fotografimit bardhezi me veshje tradicionale, e hapur për publikun e gjerë

• “Riti i stolisjes së nuses ilire”

• Etno-performance e grimit dhe fotografimit në interaksion me publikun (Muzeu i Kosovës dhe Etno Fest).

• Ekspozitat personale dhe kolektive të hapura gjatë gjithë festivalit.

17:00 -18:30

• Instituti Albanologjik dhe Etno Festi: Debate etnologjike:

• “Kulti i Mysafirit në Familjen tradicionale shqiptare” nga Bashkim Lajçi

• “Ritet e vdekjes dikur dhe sot” nga Vlora Berisha

• “Balada dhe implikimet kulturore” nga Ylberza Halili (oda e vjetër)

17:00-18:30

• Muzeu i Kosovës dhe Etno Festi

• Punimi artizanal i qeremidave, farkataria, kalitja e hekurit, riciklimi i drurit të vjetër (hapësira të ndryshme të etno-kompleksit)

18:30-20:30

• “Mbrëmje e madhe letrare” me krijues nga Kosova dhe Shqipëria (Agron Tufa, Anton Nik Berisha, Sabit Rrustemi, Ibrahim Berisha, Rexhep Ferri, Agim Vinca, Donika Dabishevci, Eqrem Basha, Ibrahim Berisha, Halil Matoshi, Bardh Frangu, Prend Buzhala, Asllan Quqalla, Gëzim Aliu, Adil Olluri, Sali Bashota, Naime Beqiraj, Dije Lohaj, dhe shumë krijues tjerë)

20:30-21:00

• Shfaqje Teatrore “Të harruarit” në regji të Shkurte Aliut (amfiteatri)

21:00-24:00

• “Etno Neja” me grupin “Gipsy Groove”

4 SHTATOR 2018

14:00-22:00

• “Marubi” – studio e fotografimit bardhezi me veshje tradicionale, e hapur për publikun e gjErë

• “Riti i stolisjes së nuses ilire”

• Etnoperformance e grimit dhe fotografimit në interaksion me publikun (Muzeu i Kosovës dhe Etno Fest).

• Ekspozitat personale dhe kolektive të hapura gjatë gjithë festivalit.

18:30-19 :30

• Koncert i etno ansamblit “Ura vajgurore” nga zona etnografike e Beratit (skena e madhe)

Ora 19:30-20:30

• Teatri Kombëtar i Kosovës: “Ana dhe Zefi” nga Ad de Bont (Amfitetari)

20:30-21:15

• Shfaqje teatrore :

• Teatri “Abdullah Krashnica“, Preshevë; Michel Healey – “Skicuesi”, regjia Afeida Boriqi

21:15-24:00

• “Etno Neja”

5 SHTATOR 2018

14:00- 22:00

• “ MARUBI” – studio e fotografimit bardhezi me veshje tradicionale, e hapur për publikun e gjerë

• “Riti i stolisjes së nuses ilire”

• Etnoperformance e grimit dhe fotografimit në interaksion me publikun (Muzeu i Kosovës dhe Etno Fest).

&Ekspozitat personale dhe kolektive të hapura gjatë gjithë festivalit.

17:00-18:00

• Muzeu i Kosovës dhe Etno Festi,

• Arti i Punimit me tjegullave tradicionale (“qeremidave te maxhupit” )

• Riciklime dhe instalacione artistike në këtë temë: arti i tjerrjes së leshit me furka dhe thurja e çorapeve nga leshi i tjerrur.

18:00-18:30

• Etno-performancë e grupit “Visaret e Krrabës” nga Malësia e Tiranës – rite të vjetra.

19:00-20:00

• Shfaqje tetarore: Etno Koreodrama: “Këngë e pambaruar “ – Libreti dhe koregrafia Haki Sh. Mulliqi; Regjia: Arta Mulliqi

20:00-20:30

• Etno-performancë nga “Grupi i grave të Matit”, Burrel, Shqipëri (skena e madhe)

20:30-21:30

• Muzeu i Kosovës dhe Etno Fest: Zeje të vjetra në interaksion me publikun

Ndarja e çmimeve

21:30-24:00

“Etno Neja “ me grupin “Zig Zag Orchestra”. /Telegrafi/

Exit mobile version