Programi i USAID “Mbështetja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt” do të shtrihet edhe në 7 komuna të tjera të Kosovës.
“Mbështetja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt” është program pesëvjeçar i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive të punës dhe ndërmarrësisë në mesin e të rinjve të Kosovës.
Ky program tashmë do të shtrihet edhe në komunat e Rahovecit, Prizrenit, Pejës, Istogut, Obiliqit, Lipjanit dhe Suharekës.
E ngarkuara me punë, Coleen Hyland, do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave.
USAID-i dhe komunat kanë interes të përbashkët që të sigurojnë mjedis lehtësues dhe aktivitete të cilat avancojnë shkathtësitë që i bëjnë të rinjtë të aftë për punë dhe në këtë mënyrë të vendosin themelet për një prosperitet të ardhshëm të Kosovës.
Ky aktiviteti aktualisht vepron në komunat e Prishtinës, Gjakovës, Hanit të Elezit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës, Gjilanit, Vitisë, Ferizajt dhe Kamenicës. /KP/