Telegrafi

Programi i specializuar për menaxhim “Marketing and Sales” hapet për aplikime

CEED Kosova që nga 2009 përmes programeve dhe klubeve aktraktive ju ndihmon ndërmarrësve Kosovar të rrisin dhe zhvillojnë bizneset e tyre duke ju ofruar praktikat më të mira ndërkombëtare.

CEED Kosova sot hap aplikimin për programin e specializuar për menaxhim“CEED Marketing & Sales”. Ky është program interaktiv që ju ndihmon të fitoni njohuri të dobishme rreth metodave dhe teknikave më efektive të marketingut dhe shitjes, në mënyrë që të përshpejtoni rritjen e kompanisë suaj.

Programi është i dizajnuar për ndërmarrësit, menaxherët dhe zyrtarët, të cilët janë të përfshirë në marketing dhe shitje, dhe janë të gatshëm të rrisin njohuritë praktike rreth marketingut dhe strategjisë së marketingut si dhe shitjes efektive nga praktikat e ekspertëve të suksesshëm.

Programi ofron:
• Njohuri se si të krijoni strategji marketingu duke përdorur trendet më moderne botërore
• Si të përmirësoni aftësitë dhe teknikat e marketingut
• Si të krijoni një ‘sales pitch’ prezantim unik të biznesit
• Si të avanconi aftësitë e shitjes dhe të zhvilloni strategji të reja

Kohëzgjatja: 7 module trajnimi në 7 ditë, brenda periudhës shtatë mujore.
Data e fillimit: 26 shkurt 2019

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në: info@ceed-kosovo.org ose +381 (0) 38 609 075

Ju mund të regjistroheni në këtë program duke mbushur formën e aplikimit në: http://ceed-kosovo.org/ceed-marketing/

Aplikimi është i hapur deri më 15 shkurt 2019 dhe ulëset janë të limituara. /Telegrafi/