Si pjesë e trajnimeve sekrete në kampet e pjesëtarëve të organizatës terroriste Shteti Islamik, militantët mësojnë të “hanë armiqtë”, ka bërë të ditur Fondacioni “Quilliam” që lufton kundër terrorizmit, shkruan Mirror.
Aktivistët e këtij Fondacioni pretendojnë se kanë dëshmi se militantëve të rinj ua shpëlajnë trurin dhe u flasin se si duhet të hanë njerëzit, nëse mbesin të uritur gjatë luftës fetare, transmeton Telegrafi.
Ky program sekret përmban edhe udhëzimet e pjesëve të trupit që mund t’i hanë dhe si duhet “t’i përgatisin”, raporton “Daily Record”.
“Kemi gjetur programin që Shteti Islamik e përdor për indoktrinimin e luftëtarëve dhe banorëve të territoreve që ata i kontrollojnë. Aty ka gjithçka, por pjesa e kanibalizmit është më e tmerrshmja”, ka deklaruar Haras Rafiq, kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Quilliam”.
“Sipas tyre në momentin që u harxhohen rezervat e ushqimit, është plotësisht normale të vritet një jo mysliman apo mysliman që nuk respekton versionin e tyre të Islamit” ka shtuar ai duke pranuar se edhe ai është mysliman dhe se është i shokuar me zbulimet e fundit.
Ky lajm është publikuar pasi militantët e ISIS-it i kishin seruar një nënë pjesët e trupit të birit të saj të vdekur, duke i thënë se kinse bëhet fjalë për një specialitet “oriz me mish”.
Nëna e brengosur kishte marrë guximin që ta vizitoi selinë e organizatës terroriste duke shpresuar se do të takohet me të birin, të cilin militantët e kishin burgosur në Mosul të Irakut.
Ata fillimisht i kishin ofruar ushqim pasi kishte udhëtuar gjatë që të vijë deri në kampin e tyre. Por ajo për pak sa nuk ishte çmendur kur e kishte kuptuar se ushqimin që ia kishin servuar ishte përgatitur me pjesë të trupit të birit të saj.
Fondacionin “Quilliam” e kanë themeluar dy ish-anëtarë të grupit islamik Hizb ut-Tahrir, të cilët kishin refuzuar terrorizmin për të luftuar kundër ekstremizmit dhe kanë promovuar demokracinë. /Telegrafi/