“Beerfest Kosova” ka njoftuar se nata e së premtes (7 korrik) është shtyrë për të martën (11 korrik) për shkak të motit me shi.
Tashmë tradita e festës së birrës në kryeqytet vjen me pamje, koncept dhe organizim të ri.
Edhe sivjet programi artistik përfshin disa nga këngëtarët më të pëlqyer në estradën shqiptare.
Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë të “Beerfest” (pa ndërhyrje):
“Të dashur dashamirë të Festivalit Beerfest, ju njoftojmë që programi i ditës së Premte, për shkak të motit me shi, nuk ishte e mundur që të realizohet në plotni, prandaj në koordinim me të gjithë partnerët relevant, bashkëpunetorët dhe artistët, u vendos që Programi i natës së Premte, të shtyhet për ditën e Martë, më 11 Korrik.
Beerfest Kosova do të vazhdojë sonte me programin e natës së Shtunë si në vijim :
Yll Limani, Ofchestra, David Dreshaj, Caboo, Ndriçim Gazija & Nardi and Friends dhe Biggby do të jenë sonte në skenën e Beerfest.
Të Dielen me 10 Korrik: Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Çerkini
Te Hënën me 11 Korrik: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47 & Groove Soldiers, Zanzi Band dhe
Të Marten me 11 Korrik, festivali do të përmbyllet me: Ledri Vula, Alban Skenderaj, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, Shpat Hysa dhe Nardi & Friends dhe Biggby.
Të gjithë ata që kanë blerë biletë ditore ditën e premte, ajo ju vlene për sonte (e shtune). Gjithashtu ju mundësohet ta bëjnë kthimin, nëse ashtu dëshirojnë.
Biletat mund ti gjeni në hyrje të festivalit në pikat e shitjes së biletave për 4 ditë të festivalit apo vetëm për një ditë të vetme, sipas dëshirës.
Dyert hapen në ora 18:00!
Ju falenderojmë për mirekuptim dhe ju ftojmë të jeni pjesë e festës më të madhe në vend!
Sinqerisht,
Beerfest Kosova”. /Telegrafi/