Emisioni “Radar” me Edita Dolin ka arritur të trokas në derën e secilit dëgjues duke ndarë eksperiencat e tyre të ndryshme jetësore.
Lot gëzimi e hidhërimi fansat e “Radar” prej vitesh kanë rrugëtuar se bashku me programin që sjell më pranë njerëzit.
Programi i Radio Televizionit Dukagjini tashmë pritet të rikthehet nesër (e mërkurë) me program të rregullt nga e hëna deri të premten me fillim nga ora 09:00-11:00.
Paralajmërimi tashmë është bërë edhe përmes rrjeteve sociale të “Radar”, përmes të cilit thuhet se pritet befasi të shumta dhe mysafirë të ndryshëm në studio.
“Programi “Radar”, kthehet me programin e rregullt e Hënë e Premte nga ora 09:00 – 11:00. Për dy orë rresht në Radar ju presin befasi të shumta, lojra interesante, e mysafirë në studio”, thuhet në njoftimin e “Radar”. /Telegrafi/