TEB Banka e ka fituar çmim ndërkombëtar nga Global Banikg Alliance for Women (GBA) , për ndërtimin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së femrave në mbarë botën. Anëtaret e kësaj Aleance punojnë në rreth 135 vende për të ndërtuar programe gjithëpërfshirëse inovative, për të ju ofruar femrave qasje në kapital, edukim dhe trajnime.
Samiti i organizuar nga Global Banking Alliance for Women (GBA) u mbajt nga 18 deri 20 tetor në Washington, të SHBA-ve.
Shumë banka nga të gjitha kontinentet prezantuan programet dhe strategjitë në zhvillimin e tregut për femrat në biznes.
Banka TEB mori pjesë në këtë samit me “Programin për Ndërmarrësi të Femrave” duke elaboruar komponentët e programit si financimi i bizneseve Start-Up, ofrimi i shërbimeve jo-financiare dhe rëndësia e ekosistemit në zhvillimin e tregut.
Për realizimin dhe rezultatet e këtij Programi, Banka TEB është shpërblyer me çmimin GBA “Programi më i mirë i Ri” (Best program newcomer – GBA).
Banka TEB është e nderuar me vlerësimin ndërkombëtar për programin e saj të ndërmarrësisë për femra dhe ka për qëllim të intensifikojë aktivitetet e veta në avancimin e mëtejshëm të këtyre programeve.
Ndryshe, Global Banikg Alliance for Women (GBA) – është një konsorcium lider ndërkombëtar i institucioneve financiare dhe organizatave të tjera të interesuara për ndërtimin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së femrave në mbarë botën. /Telegrafi/