Në vazhdën e vizitave informuese në shkolla, Zëvendësministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, së bashku me përfaqësuesin e Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport Gëzim Zeqiri, vizituan mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të Malishevës dhe të Klinës.
Zëvendësministri Guri u shpreh i kënaqur me përgatitjet që i kanë bërë shkollat për të implementuar Programin Nacional për Rininë, duke thënë se përveç të mirave që sjell gara, Programi Nacional për Rininë do të shërbejë edhe për identifikimin e nevojave që kanë shkollat për infrastrukturë dhe mjete të punës.
“Ne jemi duke bërë përpjekje për të përmirësuar bazën e arsimit, e që janë shkollat, përkatësisht nxënësit e mësimdhënësit”, tha Guri.
Në Malishevë u realizuan vizita në shkollat:
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “18 Prilli”, ku u zhvilluan takime me drejtorin e shkollës Afrim Morina, si dhe me mësimdhënësit e kësaj shkolle;
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ganimete Tërbeshi”, ku u zhvillua takim me drejtoreshën Afërdita Morina dhe me mësimdhënësit;
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Emin Duraku”, ku së bashku me drejtorin e shkollës Arianit Paçarizi u zhvilluan takime me mësimdhënësit dhe me nxënësit e shkollës.
Ndërsa në Klinë, u zhvilluan takime në këto shkolla:
– Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ismet Rraci”, ku na priti drejtori Ahmet Krasniqi dhe mësimdhënësit;
– Shkolla “Motrat Qiriazi” ku patëm rastin të bisedojmë me drejtorin Driton Gashi dhe me mësimdhënësit e shkollës.