Telegrafi

Programi i qeverisë krijon treg për makinat e vjetra

Por së fundmi, hetues privatë zbuluan se disa mijëra makina të vjetra që gjermanët i "hoqën qafe", u morën sërish nga varrezat, u pajisën me dokumente dhe u eksportuan në Lindje apo në Afrikë, ku vijuan të përdoren si makina dhe të ndotin ambientin. Për më tepër, në të paktën një rast, u pa se një makinë ishte dërguar në Poloni për t‘u pajisur me dokumente dhe ishte kthyer sërish në Gjermani për t‘u përdorur.

Besohet se rreth 50 mijë makina të tilla gjetën një jetë të re në Lindje. Për pasojë, edhe popujt e Lindjes duket se kanë përfituar nga bujaria gjermane. Lumi i madh i makinave për të cilat qeveria pati paguar një herë 2500 euro, u shitën në Lindje me çmime shumë më të ulëta dhe mundësia për biznes të tillë, vijon të ekzistojë edhe sot.

Gjermania zotëron një sistem të jashtëzakonshëm riqarkullimi për makinat e vjetra. Një pjesë e madhe e rrangallave të Europës, grumbullohen në Gjermani ku riparohen lehtë dhe rieksportohen në Europën Lindore dhe në Afrikë. Rreth 10 mijë të tilla mbërrijnë çdo vit edhe në Shqipëri dhe Kosove.