Site icon Telegrafi

Programi i ditës së enjte të festivalit ‘Anibar’

Programi i ditës së katërt të festivalit fillon në ora 12:00 me shfaqjen e filmave për fëmijë (KIDS 3) në teatrin Istref Begolli

Në të njëjtën kohë sot është shfaqur në kinemanë Jusuf Gërvalla film i metrazhit të gjatë “Wrinkles”.

Film me peizazhe nga shtëpia e të moshuarve .

Krijuesi: Ignacio Ferreras

Link i trailerit t ëfilmit :https://www.youtube.com/watch?v=oBTQMtir3_I

Për të vazhduar pastaj në ora 14:00 me filmin e metrazhit të gjatë ” Long Way North”, që flet për një aristokrate ruse e cila niset në një aventurë epike për të gjetur çfarë ka ndodhur me gjyshin e saj, dhe për të shpëtuar reputacionin e familjes së saj. Pas shfaqjes së filmit, krijuesi i filmit mban një prezantim lidhur me filmin.

Krijuesi: Jascuqes Leanne-Cho

Link i trailerit të filmit: https://www.youtube.com/watch?v=pW7JDw2Qimo-

Ndërsa programit i filmave ‘Teen’ vazhdon me edicionin e tretë. Filmat e këtij programi do shfaqen në ora 16:00 në teatrin Istref Begolli

Sot në garë kemi kategoritë:

”Student Competition 2” në kinemanë Jusuf Gervalla, ora 16:00

” Balkan Competition 2” në KINO KUBAT, ora 20:30

”International competition 2” në KINOLIQENI, 22:00

Për adhuruesit jo vetëm të filmave, por edhe të muzikës sot ne ora 23:00 fillon festa me Gipsy Groovedhe ODA DJ.

Shpirti i garës nuk do mungojë as në AnibarParties ku duartrokitjet e publikut do përcaktojnë se cila nga Animated Music Video competition 4 do jetë fituese e kësaj nate.

Programi interaktiv i plotë i filmave është i publikuar në www.anibar.com

Exit mobile version