Telegrafi

Program special e talentëve të rinj të “Visegrad Animation Forum” në Anibar

Në programin e plotë e të ngjeshur të këtij edicioni të Anibarit, vijnë për vitin e dytë me radhë talent të rinj filmbërës prej Evropës Qendrore dhe Lindore.

Këta filma janë mbledhur në një seleksionim i Forumit të Animacionit Visegrad, ku janë shpërblyer
filmbërësit më premtues të vitit 2017 dhe në bazë të cilës është krijuar programi i filmave që promovon këta filmbërës edhe jashtë shteteve të Visegradit, ku një ndër ta është edhe Kosova.

Para programit të filmave do të kemi një prezantim i cili do të drejtohet nga një përfaqësues i Forumit. Programi bashkë me prezantimin do të mbahen të Enjten më 17 Gusht prej orës 12 në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

Programi New Talents shfaqet në Anibar si pjesë e projektit ”Kultivimi i kulturës” së animacionit ndërmjet Shteteve Perëndimore të Ballkanit dhe “Grupit Visegrad” që mbështetet nga International Visegrad Fund.