Shitja e Lenovos është rritur në mes tetorit dhe dhjetorit për 44 për qind, në rekordin prej 8.4 miliard dollarë, e posedimi i kësaj kompanie në tregun global të kompjuterëve arriti 14 për qind.
Kërcimi i profitit është rezultat e rritjes së shitjes së kompjuterëve në tregjet kyçe – në Kinë dhe në vendet të cilat po shënojnë rritje ekonomike.
Rritjen më të madhe të shitjes Lenovo duhet cekur e pati në tregjet e ashtuquajtur të pjekura, në pjesën më të madhe duke iu falënderuar ndërmarrjeve të përbashkëta – me kompaninë NEC në Japoni dhe Medionin në Gjermani. /Telegrafi/