Telegrafi

Profili i Reese Witherspoon: Aktorja që përfaqëson zgjuarsinë dhe bukurinë (Video)

Industria e Hollivudit sigurisht mbetet përherë një nga industritë më të mëdha që tërheq vëmendjen e të gjithëve, me ngjarjet, filmat dhe artin që krijohet prej saj.

Të jesh pjesë e këtij emri sigurisht që nuk është aq e thjeshtë sa duket. Duhet shumë punë, përkushtim, talent dhe bukuri.

Reese Witherspoon është kombinim i pafajësisë dhe shkathtësisë me shumë zgjuarsi, për të realizuar shfaqje të habitshme që magjepsën publikun me filmat e saj duke na çuditur të gjithëve.

Aktorja Reese Witherspoon ka dëshmuar kështu, përtej çdo dyshimi se ajo është me të vërtetë një nga aktoret që meriton të jetë në listën e aktoreve më “glamur” dhe të suksesshme e Hollivudit.

Reese Witherspoon është një aktore filmash me dekada të tëra. Është më e adhuruara në mesin e dhjetë grave, të cilat gjatë vitit të kaluar më së shpeshti janë paraqitur në ballinat e revistave.

Laura Jen Reese Witherspoon ka lindur në qytetin e Nashville më 22 mars 1976 në një familje të mjekëve. Si një fëmijë, ajo imitonte prindërit. Prindërit e saj ishin mjekë dhe u munduan shumë që ta biondine edhe vajzën e tyre për të shkuar rrugës së tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Reese Witherspoon

Për herë të parë në ekran, Reese u shfaq në moshën shtatë vjeçare në reklama. Në shkollë, Witherspoon ishte fëmijë shumë i zhdërvjellët, ajo ishte angazhuar në gjimnastikë, luajti në teatër të shkollës, ishte kapitene e tifozëve të ekipit dhe modele. Në karrierën e aktores, ajo u involvua pasi shkolla e saj pati mundësi të krijonte disa hapësirë për talent të rinj.

Më e bukura e saj ishte se çdo rol që merrte, dëshironte të ishte i veçantë dhe pikërisht në çdo film ajo solli me vete diçka të re. Roli i saj në komedinë Pleasantville në vitin 1998 ishte ai i cili shënoi fillimin e karrierës së mbarë për të.

Një vit më vonë ajo luajti përkrah të dashurit të saj, aktorit Ryan Phillippe në filmin Cruel Intentions, ndërsa në 1999 u martuan dhe u bënë prindër të dy fëmijëve: vajzën 16-vjeçare, Ava dhe djalin 12-vjeçar, Deacon. Për shkak të mos pajtimeve që kishin dhe jetës jo të lumtur, dyshja është divorcuar në vitin 2007.

Famën e vërtet e fitoi me filmin Legally Blonde. Roli në këtë film, i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm. Rolet e mëtejme të tilla si Sweet Home Alabama, Walk the Line e të tjerë ishin gjithashtu të suksesshme.

Aktualisht, popullariteti i Reese Witherspoon mund të krahasohet me të tillë yje si Julia Roberts dhe Nicole Kidman.

Për më tepër detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.