Edhe pse i rritur me probleme familjare, zbuloi anën kreative të tij dhe tregoi interes në aktrim. Leonardo di Carpio, njëri ndër aktorët më të zellshëm në punën e tij.
U rrit në një familje të varfër, por jeta e tij mori një kthesë të madhe pas rolit në filmin,“Titanic”.
U lind më 11 nëntor, 1974, në Los Angelos. Është i vetmi fëmijë i Irmellin dhe George diCarpio. Prindërit e tij u shkurorëzuan kur Leonardo ishte shumë i vogël. U rrit nga nëna, por ishte shumë i lidhur me babanë.
Filmi “Titanic” e ngriti Leon në një tjetër nivel aktorësh. Një dramë dashurie me fund tragjik, ku Leo luante rolin e Jack, një artist i varfër që bie në dashuri me një vajzë të pasur dhe të bukur, ishte filmi që e bëri Leonardon ndër artistat më të mirë të Hollywoodit. Ishte filmi më i shtrenjtë i asaj kohe, kushtoi më shumë se dy milionë dollarë.
Leonardo DiCaprio është shpërblyer si aktori më i mirë, duke fituar çmim “Oscar” për rolin e tij në filmin “The Revenant” në vitin 2016.
Me gjithë bagazhin e tij prej një aktori, Leonardo është aktori më i suksesshëm i gjeneratës së tij dhe një nga aktoret më të talentuar të gjitha kohërave. Më poshtë mund të gjeni më shumë detaje për jetën e tij private dhe profesionale, nga profili i përgatitur prej RTV Dukagjinit.
https://www.youtube.com/watch?v=oV2QtCY4D8o