I lindur më 12 tetor 1968 në Australi, Hugh Jackman filloi karrierën e tij si aktor duke u paraqitur në disa muzikale të Melbournit, e më pastaj fitoi edhe Tony Award për rolin si Peter Allen në “The Boy from Oz”.
Ka fituar çmime internacionale për rolet e tij heroike, por gjithashtu ishte zgjedhur në vitin 2008, mashkulli më seksi nga revista People. Më i riu nga pesë fëmijët, Jackman ishte 8 vjeçar, kur nëna e braktisi familjen dhe më pastaj u rritën nga babai. Ai ndoqi studimet në fushën e teknologjisë në Sidni të Australisë.
Pas paraqitjes në shfaqjet muzikale, ai filloi të merr oferta për role të ndryshme internacionale si në Curly in Oklahoma dhe Carousel. Për audiencën e gjërë, Hugh Jackman njihet për rolet e tij si Wolverine në filmin X-Men, Swordfish, Kate dhe Leopold dhe Van Helsing.
Aktori australian, Hugh Jackman, është nderuar me një çmim për vepër jetësore në festivalin spanjoll të filmit në San Sebastian. ‘Donostia’ emërtimi basik i qytetit San Sebastian, ndahet që nga viti 1986 dhe u dedikohet personaliteteve të mëdha të filmit si njohje të punës dhe karrierës së tyre.
Hugh Jackman është i veçantë në llojin e tij si një artist me shumë talente dhe fansa nga e gjithë bota. Ai mund t’i bëjë të gjitha dhe këtë e dëshmon në secilin projekt që merr pjesë.
Në dy vite, Jackman ka kryer pesë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrën e tij, për shkak të kancerit të lëkurës. Ai e kuptoi këtë nga grimerja e cila vërejti se diçka nuk është në rregull me pjesën e tij të lëkurës në faqe dhe hundë.
Me anë të postimeve në rrjetet sociale, ai vazhdimisht bën thirrje që të përdoret krema e cila mbron lëkurën ndaj ekspozimit në diell, pasi sipas tij, këtu qëndron edhe rreziku më i madh nga kjo.
Hugh Jackman është përballur me një sfidë më të madhe sesa ato që zakonisht ka për ekranet televizive. Në internet janë publikuar xhirime që tregojnë yllin e Hollywoodit teksa kthen në breg një notar, para se të shpëtonte djalin e tij 15 vjeçar nga dallgët e rrëmbyeshme.
Për më tepër detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.
https://www.youtube.com/watch?v=rm0K5kv0TFs&feature=youtu.be