Fëmijë i braktisur nga babai, dhe jo i trajtuar mirë nga nëna, fëmijëri kjo e cila ndikoi në personalitetin e Eminem. Jeta prej një ‘rebeli’ u përshkrua më së mirë në tekstet e tij.
I pagëzuar me emrin Marshall Bruce Mathers, Eminem u lind më 17 tetor 1972, në Josepsh, Mizuri. Fëmijëria e tij nuk ishte aspak e bukur, nuk e njohu kurrë babanë dhe bashkë me nënën u detyruan të ndërrojnë disa herë qytetet.
Këtë, reperi e ka cilësuar si pjesën më të vështirë të jetës së tij. Duke bërë këso lloj lëvizjesh nuk arriti që të krijoj një shoqëri. Gjithmonë e kritikoi nënën e tij për mënyrën se si ajo e kishte rritur. Me anë të teksteve tregonte që nëna e saj abuzonte me drogën dhe e abuzonte fizikisht.
Deborah Mathers, kështu e quajtur nëna e tij, mohonte të gjitha akuzat e djalit. Në vitin 1999 ajo akuzoi djalin për shpifje dhe si dëmshpërblim kërkoi 10 milion dollar. Por, gjykata e caktoi lëndën për 25 mijë dollar.
Eminem ndoqi shkollën “Lincoln” në Michigan, ku humbi klasën e 9 për tre herë me radhë dhe e braktisi shkollën në moshën 17-vjeçare. Edhe pse nuk ishte një nxënës i mirë, ishte njohës i mirë i gjuhës, madje edhe studionte fjalorin.
Gjithë këtë aftësi e shprehu më së miri në muzikën hip hop. Për më shumë e zbuloni nga profili i përgatitur prej RTV Dukagjinit.
https://www.youtube.com/watch?v=SSrhMBjiPUM&feature=youtu.be