Ai besonte se të thithësh marihuanë, të bën të lirë. Lindi me emrin Nesta Robert Marley, por një zyrtar i pasaportave në Xhamajkë ia kishte ndërruar emrin e parë me të mesmin kur ai ishte ende i vogël.
Babai i tij ishte i bardhë, ndërsa nëna e zezë, por që ai veten e identifikonte si afrikan të zi. Ai lindi si katolik, por u konvertua në Rastafari në vitet e 1960-ta.
Ishte dhe vazhdon të cilësohet si mbret i muzikës Reggae, dhe pikërisht falë zërit dhe talentit që kishte në këtë zhanër, shërbeu edhe si ambasador i kësaj muzike në të gjithë botën.
Marley ka shitur më shumë se 20 milionë kopje të CD-ve, duke e bërë kështu atë superyllin e parë ndërkombëtar që doli nga e ashtuquajtur Bota e Tretë.
Edhe pse një yll internacional, jo për të gjithë ishte favorit. Sulmet ndaj tij prej autoriteteve xhamajkane ishin të shumta gjë që ndikuan në qetësinë dhe rehatinë e jetës së tij. Arsye kjo për ta bërë të dyshimtë edhe vdekjen e çuditshme të Bob Marley.
Më 1976, pak ditë para koncertit “Smile Jamaica”, një person i armatosur hyri me dhunë në shtëpinë e Bobit dhe e qëlloi atë në krah. Bob megjithatë e vazhdoi koncertin duke mos dashur që t’ia jepte kënaqësinë personit që e qëlloi.
Bob Marley zbuloi se kishte kancer, një gjë shumë e çuditshme pasi ndiqte një dietë të rreptë me fruta dhe me perime, ai gjithashtu e pëlqente tepër futbollin, çka do të thotë, ushqim i shëndetshëm dhe ushtrime. Ky fakt qoj në shumë teori konspirative.
Gjatë një koncerti Bob Marley kishte pranuar një palë këpucë, të cilat ia dhuroi Carl Colbi, djali i drejtorit të CIA-së. Dyshohet se teli i bakrit është vënë qëllimisht në çizmet e Bobit dhe shumë hetues mendojnë që ai tel bakri të ketë qënë i infektuar me substanca kancerogjene. Dhimbja që shkaktuan këto këpucë, e detyruan Marleyn të shkoj për vizitë tek mjeku. Këtu ai edhe e kuptoj që vuante nga kanceri po në atë gisht.
Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.
https://www.youtube.com/watch?v=CGpeJ2LfquQ&feature=youtu.be