Profil i Nelson Mandela: Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut (Video)
Por, Mvezo, fshati ku lindi Mandela, ishte i veçuar, i ndarë nga bota e ngjarjeve të mëdha dhe nuk dëgjonte për to. Aty jeta zhvillohej monotone, pa ndryshime, pa lidhje me botën.
Nelson Mandela, ishte një njeri, i cili ka mundur të ndryshojë dhe t’i shndërrojë dobësitë e tij në forcë. Ai nuk ishte dakord me kultin e krijuar për të.
Kur i burgosuri me numër 46664 u lirua në vitin 1990 pas 27 vitesh burg, Mandela ishte një markë e njohur në mbarë botën, një idol, një mit me projektime të ndryshme, i cili zgjonte shpresa për realizimin e dëshirave dhe pritjeve, që një njeri nuk mund t’i realizojë kurrë.
Koha e gjatë në burg luan një rol të rëndësishëm. Ajo nuk e ka përkulur, por ka ndikuar në personalitetin e tij.
Nelson Mandela u lind më 18 korrik, 1918, dhe u rrit në një ish-territor afrikanojugor. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan.
Në profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini, kuptohet se 27 prilli 1994 shënon momentin kulminant në jetën e tij, ditën kur Afrika e Jugut zhvilloi të parat zgjedhje të hapura për të gjithë shtetasit, pavarësisht nga raca e tyre. Ai u zgjodh president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë.
Për më tepër, shikojeni profilin e përgatitur për Nelson Mandela ku do të kuptoni më gjerësisht për jetën e personit që do u japë besim njerëzve në mbrojtje të kauzave të drejta dhe të drejtave universal.
https://www.youtube.com/watch?v=m_D8tlu_Y9g&app=desktop