Site icon Telegrafi

Profesorit Korab Shaqiri, asnjë student nuk i shkoi në ligjëratë shkaku apsolventiadës

Korab Shaqiri është një ndër këngëtaret më të dashur për publikun shqiptarë.

Kompozimet dhe këngët e djalit të këngëtarit Ilir Shaqiri pëlqehen prej shumë adhuruesve të muzikës.

Por, pos profesionit prej artistit muzikor, këngëtari është i angazhuar edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në fakt, profesor Shaqiri ligjëron që nga viti 2016 në Akademinë e Arteve, Fakultetin e Muzikës.

Së fundmi, Korabi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku tregon se dje asnjë student nuk i ka shkuar në ligjëratë.

Kjo pasi ky fakultet ka pasur apsolventiadën dhe sigurisht në këtë festë nuk kishte si të mungonte edhe profesori.

Ndryshe, Korabi është duke punuar në projekte muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version