Republika e Kosovës të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.
Lidhur me këtë, ka folur profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, është shpehur optimist se Kosova mund të bëhet pjesë e KiE-së.
Ramani shpjegon se 46 vendeve anëtare në këtë organizatë, 34 e njohin Kosovën.
E sipas tij, për tu pranuar në KiE, duhen 31 vota.
“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin Pavarësinë e Kosovës”. 31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”, shkroi Ramani.
Ndryshe, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.
Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare./Telegrafi/
34 out of 46 Council of Europe members recognize Kosovo’s independence
31 are required to approve Kosovo’s accession. Regardless of Serbia’s protests, Kosovo is well-equipped to join
— Samuel Ramani (@SamRamani2) May 12, 2022