Rifat Hoxha, profesor i Universitetit të Prizrenit ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit pas përballjes me COVID 19.
Lajmin për vdekjen e profesorit Hoxha e ka dhënë familjari i tij Valdet Hoxha.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më datë 26/03/2021 ka ndërruar jetë djali, bashkëshorti, babai, vëllai dhe familjari ynë i dashur Prof. Ass. Dr. RIFAT HOXHA.
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit në Prizren në orën 15:30.
Për shkak të pandemisë nuk mbahet e pamja”. /Telegrafi/