Site icon Telegrafi

Profesori shfrytëzoi bletën e lidhur në tel, për t’i shpjeguar studentëve mekanikën (Video)

Ethan Kung nga Universiteti Clemson të Karolinës së Jugut, ka dalë para studentëve me një bletë të lidhur me tel për t’ju shpjeguar një teknikë të mekanikës.

Me anë të krijesës së vogël, profesori ka dashur të shfaqë procesin se si i ndryshohen drejtimet përmes përplasjes së krahëve, transmeton Telegrafi.

Kung e ka lënë bletën të ndaloi në tavolinë dhe më pas të niset sërish në fluturim, duke marrë shembuj të mënyrës së lëvizjes dhe rasteve të inxhinierisë.

“Ne shikuam të habitur dhe më pas nisëm të qeshnin, por në fund të gjitha i kuptonim. Kjo është një nga ligjëratat më të mira që kam përcjellë”, ka thënë Brad Westburi për shpjegimin unik. /Telegrafi/

https://youtu.be/mjKCdvOjAs4

Exit mobile version