Telegrafi

Profesori që parashikoi suksesshëm me dekada zgjedhjen e presidentit, thotë se do fitojë Trump

Profesori Allan Lichtman, i cili me vite të tëra i ka parashikuar me saktësi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë ka thënë se zgjedhjet presidenciale të këtij viti, janë më të vështirat për tu parashikuar.

Por ai ka ardhur në një përfundim se kush ka më shumë gjasë që të fitojë duke e cilësuar kështu kandidatin republikan për president, Donald Trump, si fituesin e zgjedhjeve të nëntorit, transmeton Klan Kosova.

Lichtman, e ka shkruar një libër të quajtur “Parashikimi i Presidentit të ardhshëm: Çelësat drejtë Shtëpisë së Bardhë”.