Pa dyshim që Malsor Gjobalaj është një nga emrat me të spikatur që ka luajtur në futbollin e Kosovës dhe në atë në dy periudha, para dhe pas luftës.
I pranishëm si mysafir në podcastin ‘Arena e yjeve’ në Telegrafi, ai ka folur për fillimet e tij të karrierës, punën me shumë trajnerë, periudhën e studimeve, por edhe Kombëtaren e Kosovës.
Ish sulmuesi i njohur ka luajtur në Kosovë për klube si Besa, Prishtina, KEK-u, Trepça ‘89, Kosova (P), Flamurtari dhe Drenica.
Ai ka bërë karrierë edhe në Belgjikë për një periudhë, ndërsa ka qenë pjesë e futbollit shqiptar me klubin Apolonia e Fierit dhe atij maqedonas me Makedonia GP.
Për shumë të pathëna, rrëfime ekskluzive, të ardhmen e tij, Gjonbalaj i ka shpalosur në podcastin ‘Arena e yjeve’ me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri.
Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix