Site icon Telegrafi

Profesori italian: Problemi Kosovë-Serbi të zgjidhet në bazë të situatës, jo me modele të gatshme

Profesori i historisë bashkëkohore në Universitetin e Veronës, Giovanni Bernardini tha se mësimi që mund të merr parasysh Kosova nga përvoja e Alto Adige/Tirolit të Jugut, për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Serbisë është të gjejë zgjidhje duke u bazuar në vendin dhe situatën, jo duke marrë modele të gatshme nga jashtë.

Profesori nga Italia në një intervistë për KosovaPress, tha se arritja e marrëveshjes për paqe në Tirolin e Jugut ka marrë me dhjetëra vite dhe kohëzgjatja e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të shihet si diçka negative, derisa uroi që ky konflikt të mos merr edhe shumë kohë.

Bernardini tha se komuniteti ndërkombëtar mund të ketë rol të mirë për të ndihmuar të zgjidhet një marrëveshje paqësore.

“Zgjidhja kryesore që mund të bëjnë nga modeli i Sud Tirolo, është se kur kemi probleme për rastet etnike duhet ta gjejnë një zgjidhje duke u bazuar në vendin, situatën dhe jo duke marrë modele të gatshme nga jashtë. Me këtë duhet të vihen me ide të reja, inovative… Këtu komuniteti ndërkombëtar mund të ketë një rol shumë të mirë që të dy palët e përfshira në këto kundërshti ta gjejnë një marrëveshje paqësore”, tha Bernardini.

Ai foli për qasjen e komunitetit ndërkombëtar dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, derisa shtoi se të dy vendet duhet të mos vazhdojnë me rritjen e tensioneve por të ulën dhe të gjejnë një marrëveshje që në fund e ardhmja të jetë në BE.

“Qasja e komunitetit ndërkombëtar dhe BE-së ndaj akterëve të përfshirë në çështje etnike, duhet të jetë një çasje pozitive që e lehtëson dialogun, mirëkuptimin mes tyre. Gjithashtu, në një mënyrë tjetër duhet edhe t’u jep një perspektivë për hyrjen, aderimin e tyre në BE, sepse në një mënyrë kjo duhet të jetë si një çmim për palët e interesuara, në mënyrë që të mos vazhdohet me rritjen e tensioneve por që të ulen, të gjendet një mirëkuptim, marrëveshje dhe në fund e ardhmja e tyre të jetë në BE”, vijoi Bernardini.

Më tej, profesori nga Italia tha se kohëzgjatja e mosmarrëveshjes siç ka ndodhur me Tirolin e Jugut, nuk duhet ta dekurajojë Kosovën për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë.

“Fakti që deri tani arritja e marrëveshjes së paqes në Tirolin e Jugut, ka marrë me dhjetëra vite, dekada të tëra, ky nuk duhet t’i dekurajojë rastin e juaj sepse në këto vite ka pasur tensione, gjithashtu ka pasur edhe mirëkuptim dhe derisa është arrit të një paqe që e ka sjellë natyrisht ka qenë në të mirë, ka përfituar qytetarët e asaj pjese. Prandaj, kohëzgjatja nuk duhet të shihet diçka si e keqe, por duhet të shihet si diçka që gjatë kësaj kohe është punuar vazhdimisht deri është gjetur zgjidhja… Çdo konflikt teknik i ka specifikat e veta dhe natyrisht do doja që konflikti këtu të mos merrte kohën që e ka marrë zgjidhja e konfliktit atje, sepse secili konflikt i ka karakteristikat e veta, prandaj uroi që përvoja, paqja që është arritur atje, t’iu shërbejë juve që këtë ta arrini më shpejtë”, shtoi Bernardini. /kp/

Exit mobile version