Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Dashnor Nebija është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit.
Për të mbuluar shpenzimet, të cilat kanë një kosto të papërballueshme për familjen është bërë një thirrje e hapur për ndihmë.
Mjekët kanë rekomanduar trajtim të specializuar jashtë vendit për profesorin Dashnor Nebija.
Ai mban pozitën e profesorit të lëndës “Kimi Farmaceutike”, në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës.
Për vite me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit të lartë universitar.
Për të mbështetur trajtimin e tij, është krijuar një llogari bankare ku mund të bëhen donacionet. /Telegrafi/