Site icon Telegrafi

Profesori Agron Hoti thotë se Kosova mund të ketë disa efekte negative nëse serbët nuk mbesin pjesë e institucioneve

Kosova rrezikon të humbë karakterin multietnik nëse serbët largohen nga institucionet e Kosovës konsideron profesori Agron Hoti.

Profesori universitar, Agron Hoti, në  RTV Dukagjini ka folur për situatën e krijuar pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët lokal. Sipas Hotit, kjo është në dëm të shtetit të Kosovës pasi është investuar shumë që ata të jenë në institucionet e saj.

“Kur është shpallë pavarësia e Kosovës, karakteri unitar i shtetit të Kosovës ka qenë i bazuar në multienticitet, pra Kosova është shtetet multientink edhe mbi këtë bazë është pranuar nga mbi 110 shtete”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka sqaruar se tani nuk mund të krijohet një shtet monetnik, sepse nëse veprohet kështu të gjitha zotimet që i ka dhënë Kosova shkelën.

Në pyetjen se pse mendoni se po krijohet një shtet monetnik?, Hoti ka thënë se “Për vetë faktin se serbët lokal të Kosovës që po largohen nga institucionet e Kosovës, për të cilët është investuar aq shumë që nga shpallja e pavarësisë se Kosovës që të futen në institucionet e Kosovës”.

Sipas tij, serbët lokal me vështirësi ishin integruar në institucionet e Kosovës, pasi presioni nga Beogradi kishte qenë shumë i madh.

“Nëse serbët largohen, karakteri i shtetit të Kosovës nuk është më multietnik”, ka shtuar Hoti.

Exit mobile version