Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti nga sot do të jetë pjesë e skenës politike.
Hoti ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta bëjë në partinë e Ramush Haradinajt.
“Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Njëri nga ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Publik të Prishtinës, Prof. Dr. Afrim Hoti, nga sot iu bashkohet radhëve të Aleancës. Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100% shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet. /Telegrafi/