Telegrafi

Profesori Adem Zogjani i bashkohet AAK-së

Kryetari i AAK-së njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar profesori Adem Zogjani.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është nder i veçantë të marrë përkrahje nga profesori Zogjani, siç ka shkruar ai, për vizionin, për Kosovën 100 për qind shtet, transmeton Telegrafi.

Tutje ai ka shkruar se Adem Zogjani,  është nga një  familje që dha dëshmorë për lirinë e Kosovës,  e që u angazhua prej dekadash për zhvillimin e arsimit në vend, demokracisë dhe vlerave tona si shoqëri.

Në fund të shkrimin ai ka thënë se, Zogjani  po e mbështet vizionin e Aleancës për fuqizimin e Kosovës:” shtet të denjë për qytetarët tanë, të fortë në ekonomi, në politikë dhe në aleancë të përhershme me partnerët strategjik”, ka shkruar ai. /Telegrafi/