Telegrafi

Profesori 102 vjeç refuzon të pensionohet

Një profesor 102 vjeçar në Australi, shpreson të vazhdojë me hulumtimet e tij, pa marrë parasysh se ai është urdhëruar të lë postin e tij në universitet, shkruan The Independent.

Universiteti Edith Cowan në Perth, i  tha Dr. David Goodall se ai ishte “i papërshtatshëm” për të vazhduar me punën e tij në aktivitetet pa pagesë, e cila përfshinte letrat akademike dhe mbikëqyrjen e studentëve.

Karriera e ekspertit ekologjik, shtrihet në mbi 70 vjet, duke përfshirë ndërrimin e dy autobusëve dhe një treni, për të shkuar rreth katër herë në javë në kampusin që gjendet në veri të qytetit, transmeton KosovaPress.