Site icon Telegrafi

Profesorët e Universitetit Kirili dhe Metodi nuk do të kenë të drejtë ligjërimi në universitetet tjera

Mëshidhënia e kuadrit universitar të Universitetit Kirili dhe Metodi (UKM) nga ky vit akademik do të jenë të rezervuar vetëm për këtë universitet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me vendim të Rektoratit, profesorët nuk do të mund të japin mësim në universitetin e Shtipit, Manastirit dhe atë të Tetovës, tek të cilët, për disa lëndë të caktuara, ende nuk është gjetur kuadri i duhur.

Dekani i fakultetit juridik, Borçe Davidkovski thotë për Tv Telma se universitetet tjera e rritin rejtingun e tyre falë kuadrit të UKM-së, duke marrë në vazhdimësi privilegje nga qeveria.

Ai thotë se punët shkojnë në dëm të UKM-së dhe se situata ndërlikohet me vendimin qeveritar me rritjen e kuotave për regjistrim për universitetet tjera, të cilët tashmë janë njoftuar me këtë vendim të UKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version