Olta Daku është një ndër aktoret më të pëlqyera shqiptare.
Aktorja u bë më shumë e njohur në saje të serialit “O sa mirë”, ku luan rolin e profesoreshës së fizikës, Jana Hajdari.
Por, pos paraqitjes në projektin e lartcekur, ajo është e angazhuar edhe në disa shfaqje teatrale.
Megjithatë, asaj i ka ndodhur një fatkeqësi duke i bërë të ditur se i ka humbur patenta e shoferit dhe se ka mbetur në qytetin e Korçës.
“Mirëmëngjesi miq . Më ka humbur patenta dhe kam mbetur në Korçë. Por do bëj si do bëj dhe javën tjetër nga e mërkura në të diele jam në Tiranë për komedinë “8 FEMRAT”, ka shkruar ndër të tjerash Daku.
Kjo e fundit ka premtuar se do të “kush e gjen patentën ka një të qerasur”, duke mos treguar se për çfarë shpërblimi.
Ndryshe, Daku do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit “O sa mirë”, i cili pritet të startojë gjatë këtij muaji. /Telegrafi/