Gruaja, një mësuese 30-vjeçare, ka rrëfyer për “Sun” faktin se ka bërë seks me një prej studentëve të saj dhe tashmë që pret një fëmijë ka frikë se mos është i 18-vjeçarit.
“Erdhi të më takonte një ditë pas shkolle, duke më thënë se ishte në merak për notat e tij”, tregon gruaja. “E sigurova dhe u puthëm, më pas patëm një marrëdhënie klandestine gjatë gjithë verës”.
Problemi është se gruaja prej kohësh përpiqej të mbetej shtatzënë me bashkëshortin e saj dhe nuk merrte pilula kontraceptive.
Bashkëshorti ka një problem me spermatozoidët e tij dhe tashmë që gruaja ka mbetur shtatzënë është super i lumtur, por ajo beson se nuk e ka me të fëmijën, por me 18-vjeçarin.
“Si mund të mbaj një sekret të tillë? Por nëse flas mund të sjell fundin e martesës sime”, shprehet gruaja për “Sun”.