Telegrafi

Profesoresha e fakultetit juridik në Georgetown kapet në Zoom duke u ankuar për studentët më ngjyrë

Profesoresha e fakultetit juridik në Georgetown është shkarkuar të enjten, pasi është kapur në një video duke u ankuar në studentët me ngjyrë në një bisedë të realizuar përmes Zoom me një koleg të saj.

Dekani i fakultetit juridik Bill Treanor ka thënë se është “shokuar” nga biseda mes dy profesorëve Sandra Sellers dhe David Batson, ku ky i fundit që jep mësim në një universitet tjetër është duke u hetuar nga organet kompetente, transmeton Telegrafi.

“E kam informuar profesoreshën Sellers, se kemi ndërprerë marrëdhënien e punës me të në fakultetin e Georgetown”, ka bërë të ditur Treanor.

“Gjatë bisedës tonë, ajo më tha se planifikonte të jepte dorëheqje. Si rezultat i vendimit tim, profesoresha Sellers nuk do të ligjëroj më në fakultetin tonë”, ka shtuar dekani. /Telegrafi/