Site icon Telegrafi

Profesoresha e çoi peshë shkollën

Profesoresha e bukur u fotografua vetëm me pantallona, pa jelekë fare, në mes rafteve përplot libra historie. Fotografitë i bëri kolegia e saj, fotografja profesionale Fiona Corthine në kabinetin e historisë së artit, shkruan Daily Mail.

Nxënësit zbuluan fotografitë në laboratorin e shkollës për fotografi, ku dikush i kishte harruar rastësisht në një USB.

Fotografitë e ish Miss Irlandës Veriore filluan me shpejtësi të bëjnë xhiro nëpër telefonat mobil dhe e-mailat e nxënësve.

Drejtoria e shkollës kërkoi nga nxënësit që t’i fshijnë fotografitë, ndërsa ata që vazhdojnë me shpërndarjen e tyre i kërcënuan me suspendim nga shkolla.

Pas këtij incidenti Salley braktisi shkollën me lot në sy ndërsa drejtoria nuk beson se do ta kthejë sërish në vendin e punës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version