Site icon Telegrafi

Profesoresha bëhet porno-yll pas largimit nga puna

Fotografitë e saj lakuriq u publikuan në internet dhe ato u panë nga kolegët e saj. Tiffany tha se kishte pozuar me bikini në një projekt për të fituar para.

Profesoresha ka punuar në një klub nate ku ka pasur si detyrë të argëtojë mysafirët, ndërsa sipas nevojës ka punuar edhe si striptizere.

Për të gjitha këto atë e braktisi edhe bashkëshorti, ndërsa mbeti edhe pa të drejtën e amësisë për dy fëmijët e saj.

Ajo e kishte vështirë të gjente punë pas aferës me bikini, kështu që më në fund vendosi të punësohet si aktore e filmave pornografik. Në filma emri i saj artistik është Leah Lust, ndërsa deri më tash ka përfunduar xhirimin e pesë filmave.

“Nuk jam edhe aq krenare me këtë. Të jem e sinqertë, e urrej tërë këtë situatë. Jam femër e arsimuar dhe kurrë nuk kam menduar se do të përfundojë duke punuar këtë punë”, thotë Tiffany. /Telegrafi/
 

Exit mobile version