Profesoresha Paola De Simone, 46-vjeçe nga Buenos Aires, Argjentinë, po mbante mësim online nga shtëpia për studentët e saj, pasi që ishte e infektuar me coronavirus.
Siç raportojnë mediat lokale, në mes të mësimit u rrëzua dhe mbeti e vdekur në vend – ku më pas menjëherë është shfaqur ndihma e shpejtë, transmeton Telegrafi.
Personi i parë që kishte arritur të ajo ishte bashkëshorti që ndryshe me profesion është mjek, por Paola në ato momente tashmë kishte qenë e vdekur.
Paola De Simone en su máxima expresión, me pareció interesante su postura tan relajada para dar una clase que no dude en capturar ese momento. pic.twitter.com/z3QfGGOQAt
— Nawel 🤟🏼 🕷 (@naweljimenez) September 3, 2020
Profesoresha universitare e cila ligjëronte historinë e shekullit të 20-të, në një moment u ndje keq dhe kishte probleme me frymëmarrje, ku studentët e saj që ndiqnin online ligjërata reaguan shpejtë duke i telefonuar ndihmës së shpejtë që të niset në apartamentin e saj.
“Nuk po mundem”, dëgjohej mezi duke thënë pak sekonda para se të rrëzohej në tokë.
#Covid19 : une professeure contaminée meurt en plein cours sur Zoom. Paola De Simone une professeure d'université argentine de 46 ans était malade depuis un mois. Alors qu'elle donnait un cours sur Zoom, ses élèves ont vu qu'elle ne se sentait pas bien https://t.co/goWXZJiBKH
— Sylvain Dubé 🇺🇦 (@syldube47) September 8, 2020
Se ka probleme me shëndetin De Simone nuk e kishte fshehur për asnjë moment.
“E kam shumë të vështirë. Jam këtu në shtëpi për më shumë se katër javë, kurse simptomat assesi të më largohen… Bashkëshorti im është lodhur shumë nga puna dhe orari i gjatë”, kishte shkruar ajo në Tëitter. /Telegrafi/