Policia në Florida ka publikuar pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë brenda një shkolle të mesme, ku shihet sulmi brutal i nxënësit ndaj ndihmës-profesoreshës e cila ia kishte marrë konzolën e videolojës gjatë orës së mësimit.
Zyra e sherifit në qarkun Flagler ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme Matanzas në Palm Coast në Florida, ku nxënësi 17-vjeç u arrestua dhe akuzohet për veprën penale të sulmit të rëndë dhe lëndimit trupor, transmeton Telegrafi.
Profesoresha paraprakisht ia kishte marrë konzolën, veprim ky që e kishte nervozuar nxënësin. Mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për personin me nevoja të veçanta.
Damn White Supremacists.. pic.twitter.com/j6KiwT76cO
— Matt Couch (@RealMattCouch) February 24, 2023
Në videon e publikuar më poshtë, shihet nxënësi 123-kilogramësh i cili vrapon në drejtim të profesoreshës të cilën me një goditje e rrëzon në tokë, e më pas fillon ta shqelmoj dhe godas me grushte pa ndërprerë.
Sherifi Rick Stally tha se ajo ka mundur të vritet.
“Ka mundur të jetë vrasje. Kur e shtyni ashtu një person, e godisni në kokë, kurrë nuk dihet si përfundon”, shtoi Stally.
Në video shihet edhe arrestimit i nxënësi i cili thotë se nuk dëshiron të shkojë në burg.
Në raportin e policisë thuhet se nxënësi ishte shqetësuar kur profesoresha ia mori konzolën – duke e kërcënuar haptazi se do ta rrah sa herë që ia merr.
Profesoresha është dërguar në spital për trajtim, nga ku është bërë e ditur se i janë thyer brinjët dhe ka shumë mavijosje, por zyra e sherifit tha se nuk e di shkallën e lëndimeve të saj. /Telegrafi/