Në kuadër të projektit Erasmus + për zbulim të hershëm talentësh, rreth 100 arsimtarë dhe profesorë nga pesë shkolla nga Maqedonia, Turqia, Rumania dhe Polonia, do të shkëmbejnë përvoja dhe do të edukohen se si në kohë të gjejnë talentat dhe t’i udhëzojnë në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti ka filluar në vitin 2016, ndërkaq profesorët do të vizitojnë Shkupin, Universitetin Kirili dhe Metodi, ku do të njihen me mënyrat që universitetet e Maqedonisë i shfrytëzojnë për zbulimin e talentëve.
AIM bën të ditur se të përfshirët në këtë aktivitet u pritën sot nga kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, i cili u uroi mirëseardhje mysafirëve./Telegrafi/