Sipas InvenGlobal, shumë lojtarë profesionistë të Apex Legends të Ukrainës kanë njoftuar largimin e tyre nga Kievi këtë javë, për shkak të bombardimeve dhe rrethimit të qytetit, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës.
Një njoftim për largimin nga qyteti i Kievit, e ka bërë sot (e martë) lojtari i ekipit evropian GMT, Maksym “Max-Strafe” Stadniuk, përmes një postimi në Twitter.
“Ne po largohemi nga qyteti, Kievi nuk duket më njësoj… Barrikada dhe ushtri në çdo cep, njerëz civil me armë,” shkroi ukrainasi në rrjetin social.
“Mezi hipëm në tren. Na shkuan dy të parët. Ishte lamtumira më e dhimbshme për babanë tim në lot. Sepse nuk mundëm ta bindnim të largohej me ne. Ai qëndron për t’u kujdesur për shtëpinë”, shkruan tutje ‘Max-Strafe’
We leaving city… Kyiv looks not the same anymore… Barricades and army in every corner. Civil ppl with guns.
We barely get into train. Skipped first two.
It was most painful goodbye to my father in tears. Because we couldn't convince to leave with us. He stays to watch house— Max-Strafe. 🇺🇦 (@MaxStrafe) March 1, 2022
Më herët, gjithashtu përmes një postimi në Twitter, Max-Strafe kishte shfaqur imazhe nga bodrumi, ku ishte fshehur për të qëndruar i sigurt.
“Kështu duket bodrumi në të cilin fshihemi dhe të gjitha dritaret e shtëpisë sime. Nuk do t’i fal kurrë rusët për luftën dhe histerinë me lotët e nënës sime”, ka shkruar ai.
this is how the basement in which we hide looks like and all the windows in my house.
I will never forgive the russians for war and hysteria with tears of my mother.😔 pic.twitter.com/L2URGtelAR— Max-Strafe. 🇺🇦 (@MaxStrafe) March 1, 2022
Një njoftim në Twitter e kishte bërë dje (e hënë) edhe lojtari i ekipit Na’Vi, Oleksander “Sanya” Bokuchava, i cili njoftoi se po ikte nga Kievi.
“Nuk e di si të ndihem, po largohem nga Kievi, por familja ime ka mbetur këtu, ende nuk e di nëse kjo është thirrja e duhur apo e gabuar për të bërë. Shpresoj se ata do të jenë të sigurt”.
Idk how to feel, I am leaving Kyiv, but my family is left here, still don't know whether it is right or wrong call to make. Hope they will be safe.
— PASSIONUA SANYA (@sxnya_a) February 28, 2022
Apex Legends gjithashtu javën e kaluar kishte njoftuar për ndalimin e të gjitha garave përmes llogarisë zyrtare në Twitter.
“Në dritën e ngjarjeve që po shpalosen në Ukrainë, ne po ndalojmë të gjithë konkurrencën ALGS. Do të ofrojmë një përditësim se kur do të rifillojnë turnetë sa më shpejt që të mundemi”.
In light of the events unfolding in Ukraine, we are pausing all ALGS competition. We will provide an update for when tournaments will resume as soon as we can.
— Apex Legends Esports (@PlayApexEsports) February 25, 2022
Thirrje për paqe kanë bërë edhe lojtarë e organizatorë të shumtë të eSports përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/