Site icon Telegrafi

Profesioni më i ri, pritja në radhë – pagesa 25 dollarë për orë

Kush e mendonte se pritja në radhë mund të kthehej në punë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka menduar Robet Samuel. Kështu, në SHBA të presësh në radhe është bërë një punë e vërtetë, dhe paguhet me 25 dollarë për orën e parë që kalon në këmbë.

Më pas, kur kalon 1 orë shtohen 10 dollarë për çdo 30 minuta më shumë. Samuel është një prej atyre njerëzve që kur humbi vendin e punës tre vite më parë, nuk ra pre e dëshpërimit, por zgjodhi të shfrytëzonte fantazinë dhe durimin, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, ai rrinte vetë në radhë në këmbim të parave të ofruara nga dikush, që donte ta shmangte këtë humbje kohe. Ndërsa sot, Samuel ka themeluar firmën e vetë “Sold”, e cila ofron këtë lloj shërbimi. Ai vë në radhë punonjësit e tij, të cilët nuk fitojnë pak, por gati 4 mijë dollarë në muaj.

Por, rekordin deri më tani e mban vetë Samuel, me 38 orë pritjeje për të blerë një celular të porsahedhur në treg.

Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara, amerikanët kalojnë çdo vit 37 miliardë orë duke pritur në radhë. E nëse është vërtet kështu, atëherë shërbimet e Samuelit dhe firmës së tij do të vazhdojnë të jenë mjaft të kërkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version